RTSH Sport Live

Red Bull pastron Chris Horner nga akuzat

  • 28/02/2024
  • |
  • Formula 1
Red Bull pastron Chris Horner nga akuzat
Drejtori i ekipit u akuzua për "sjellje të papërshtatshme" ndaj një punonjësi

Tani është zyrtare: Chris Horner mbetet në postin e tij te skuadra e Red Bull. Hetimi i brendshëm i nisur në lidhje me “sjelljen e papërshtatshme” ndaj një punonjësi ka pastruar plotësisht akuzat nga drejtuesit e ekipit. "Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se ankesa është refuzuar”, tha ekipi në një deklaratë. "Ankuesi ka të drejtë të apelojë. Red Bull është i bindur se hetimi ishte i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm”.

Pra, asnjë tronditje te Red Bull. Javët e fundit Horner kishte pasur një takim të gjatë me avokatët e jashtëm të kompanisë austriake për të rindërtuar atë që ndodhi dhe për të shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve. Menjëherë më pas, në pritje të vendimit të grupit të avokatëve të thirrur për zgjidhjen e problemit, drejtori i skuadrës ka marrë pjesë si në prezantimin zyrtar të makinës së re të Verstappen dhe Perez, ashtu edhe në testet në funksion të fillimit të sezonit.