RTSH Sport Live

Rei Manaj, gol dhe… dhimbje koke

  • 25/07/2021
  • |
  • Kombëtarja
Rei Manaj, gol dhe… dhimbje koke
Sulmuesi kuqezi arriti të shënojë, këtë herë e bëri për të rritur avantazhin e FC Barcelona në Girona, edhe pse një dhimbje koke e detyroi të zëvendësohej

Rey Manaj është aty ku duhet. Në dy ndeshjet e para të sezonit, ai ka shënuar katër gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i katalanasve. Këtë herë, ai shënoi përsëri, pasi përfitoi nga një asist i shkëlqyer nga Nil Mortimer nga krahu i majtë, vuri këmbën mjaftueshëm për të dërguar topin brenda portës. Ishte goli i dyfishimit në atë fitore 3-1 që katalanasit realizuan përballë Girona

Sidoqoftë, sulmuesit shqiptar iu desh të tërhiqej para fundit të pjesës së pare. Në një dyluftim ai goditi kokën me një kundërshtar, duke u dashur të linte fushën për shkak të "një dhimbje koke", siç raportohet nga klubi.

Në çdo rast, do të jetë 24 orë në vëzhgim, dhe nëse nuk ka pengesa, pritet që në ditët e ardhshme ai të kthehet në trajnim.