Mançester Sitit ka zyrtarizuar ditën e sotme blerjen e dytë të merkatos së janarit. Vitor de Oliveira Nunes dos Reis i është bashkuar klubit kampion të Anglisë pasi Palmeirasi pranoi ofedrtën prej 50 milionë eurosh.
Gjatë konferencës për shtyp qendërmbrojtësi i talentuar pranoi se kishte shkuar në Mançester i nxitur nga ideja e për të bashkëpunuar me një trajner si Pep Guardiola.
“Mendoj se puna me një trajner si Guardiola do të nxjerrë maksimumin e potencialit tim. Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe mezi po pres të filloj”, tha 19-vjeçari.