Xhimi Karrager ka pranuar publikisht se deklarata e bërë nga Lisandro Martinez, kur deklaroi se lojtarët e Junajtid kanë një mentalitet tjetër tani, e ka bërë për të qeshur.
“Nuk kam shumë simpati për lojtarët e Junajtid pasi prej disa vitesh po performojnë nën nivelin e kërkuar. Më duhet ta pranoj se prej disa vitesh kanë qenë një shaka në fushë”, ishte kritika e ashpër e legjendës së Liverpul.
“Përpara disa javësh, pas takimit me Liverpul, Martinez foli për mentalitet të ri në grup. Që të jem i sinqertë gati sa nuk shpërtheva së qeshuri kur e dëgjova”, tha Karrager.