RTSH Sport Live

Rekord i ri për NFL-në, skuadrat buxhet 255,4 milionë dollarësh për sezonin që vjen

  • 24/02/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Rekord i ri për NFL-në, skuadrat buxhet 255,4 milionë dollarësh për sezonin që vjen

Liga Kombëtare e Futbollit amerikan (NFL) ka lajmëruar ditën e sotme një të dhënë mjaft pozitive për kompeticionin. Mësohet se secila skuadër edicionin që vjen do të ketë mundësi që të shpenzojë në rroga plot 255.4 milionë dollarë.

Krahasuar me një vit më parë rritja është mjaft e madhe, plot 30 milionë dollarë. Për 32 skuadrat e dy ligave të ciilat përbëjnë NFL-në shtimi i buxhetit për pagat do të thotë shumë pasi do të kenë mundësi që të mbajnë në gjirin e tyre lojtarë, të cilët kishin nisur që të gjenin një organizatë të re, e cila mund t’u ofronte një rrogë më të lartë.

Në 14 vitet e fundit, me përjashtim të 2021-it (shkak pandemia), ky buxhet vetëm ka njohur rritje. mKjo statistikë dëshmon se NFL po fiton edhe më shumë popullaritet pasi të ardhurat nga të drejtat televizive ndikojnë shumë në këtë aspekt.