RTSH Sport Live

Renditja ATP, Djokovic arrin Sampras: e mbyll sezonin si numri 1 për herë të gjashtë

  • 28/12/2020
  • |
  • Sporte të tjera
Renditja ATP, Djokovic arrin Sampras: e mbyll sezonin si numri 1 për herë të gjashtë

Novak Djokovic arrin rekordin e Pete Sampras dhe mbyll sezonin si numri një në botë për të gjashtën herë në karrierën e tij. Serbi fillon javën e tij të 301 sot në krye të renditjes botërore, duke iu afruar gjithnjë e më shumë rekordit të Roger Federer (310) dhe duke mbajtur një avantazh  ndaj Rafa Nadal dhe Dominic Thiem.

Në ndjekje janë Daniil Medvedev, Federer, Stefanos Tsitsipas, Alexander Zverev, Andrey Rublev, Diego Schëartzman dhe, për të mbyllur Top Ten, Matteo Berrettini, i cili konfirmon veten si numri një i Italisë.

Në tërësi, Italia mburret me tetë lojtarë në 100 më të mirët: përveç Romanit 24 vjeçar janë Fabio Fognini (i 17-ti), Lorenzo Sonego (i 33-ti), Jannik Sinner (i 37-ti), Stefano Travaglia (i 74-ti), Salvatore Caruso ( i 76-ti), Marco Cecchinato (i 80-ti) dhe Gianluca Mager (i 100-ti).