RTSH Sport Live

Renditja e UEFA-s për klube, Interi kokë serie në Championsin e ardhshëm

  • 01/05/2024
  • |
  • Futboll Bota
Renditja e UEFA-s për klube, Interi kokë serie në Championsin e ardhshëm

Kjo është renditja e UEFA-s e përditësuar pas gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve, e cila pa një barazim mes Bayernit të Mynihut dhe Realit të Madridit.

Në garë mbeten 12 skuadra. Italia është vendi më i përfaqësuar (3 skuadra Roma, Atalanta dhe Fiorentina) së bashku me Gjermaninë, e cila ka ende në garë Bayernin, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen.

Kjo renditje do të përcaktojë vendet për përpilimin e kalendarit të kupave të ardhshme evropiane. Interi, i vendosur fort në vendin e gjashtë, tashmë e di se do të jetë kokë serie në Ligën e Kampionëve 2024/25.

  1. Manchester City (Angli) 148.000
  2. Bayern Mynih (Gjermani) 143.000
  3. Real Madrid (Spanjë) 131.000
  4. Paris Saint-Germain (Francë) 116.000
  5. Liverpool (Angli) 114.000
  6. Inter (Itali) 101.000
  7. Leipzig (Gjermani) 97.000
  8. Roma (Itali) 97.000
  9. Chelsea (Angli) 96.000
  10. Borussia Dortmund (Gjermani) 92.000
  11. Manchester United (Angli) 92.000
  12. Barcellona (Spanjë) 91.000
  13. Atlético Madrid (Spanjë) 89.000
  14. Bayer Leverkusen (Gjermani) 86.000
  15. Sevilla (Spanjë) 84.000