RTSH Sport Live

Rey Manaj ka një çmim, tani kushton 15 milionë euro

  • 25/02/2024
  • |
  • Kombëtarja
Rey Manaj ka një çmim, tani kushton 15 milionë euro
Për sulmuesin shqiptar ka oferta nga nga Franca, Spanja, Arabia Saudite dhe Katari.

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj vazhdon të tregojë formën e mirë në Superligën turke, ndërsa ka shënuar dhe golin e 14-të në fitoren 4-1 që skuadra e tij, Sivaspor, arriti në shtëpi përballë Pendikspor. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Sivaspor, Bulent Uygun krahas të tjerash, ka folur dhe për sulmuesin shqiptar, për të ardhmen e tij.

"Ka skuadra që e duan, nga Franca, Spanja, Arabia Saudite dhe Katari. Në fund të sezonit, bordi ynë do të bëjë atë që duhet. Sigurisht. Është përcaktuar një çmim, 15 milionë euro. Të gjithë kanë një çmim. E vetmja gjë që nuk ndryshon janë tifozët e vërtetë të Sivaspor, fanella e saj dhe njerëzit e Sivas”, tha ai.

Uygun deklaroi se Rey Manaj do të jetë me Sivaspor sezonin e ardhshëm nëse tarifa e vendosur nuk paguhet.