RTSH Sport Live

Rey Manaj ndërpret bashkëpunimin me Watford

  • 08/02/2023
  • |
  • Kombëtarja
Rey Manaj ndërpret bashkëpunimin me Watford
Sulmuesi kuqezi largohet nga skuadra pas vetëm gjashtë muajsh

Rey Manaj i është anulluar kontrata me Watfordin me pëlqim reciprok. Sulmuesi kuqezi u bashkua me Hornets në verë nga Barcelona, ​​por një kombinim i dy dëmtimeve dhe disa paraqitjeve jo në nivelin e duhur bëri që koha e tij në fushë të ishte jashtëzakonisht e kufizuar.

29-vjeçari nisi si titullar vetëm dy ndeshje të ligës, por nuk luajti 90 minutat e plota në asnjërën. Rasti i vetëm që ai përfundoi një ndeshje të tërë ishte humbja në shtëpi ndaj MK Dons në Carabao Cup.

Sulmuesi shqiptar bëri edhe katër paraqitje të tjera si zëvendësues dhe njëra prej tyre, ndeshja jashtë fushe në Birmingham në gusht, e pa atë të shënonte golin e tij të vetëm për klubin.

Manaj pësoi dëmtimin e tij të parë gjysmë ore pas humbjes në shtëpi nga QPR më 27 gusht. Nuk u pa më deri në ndeshjen e parë pas pushimit për shkak të Kupës së Botës, kur Watford barazoi 0-0 me Hull.

Sulmuesi zëvendësoi Joseph Hungbo në minutën e 71-të, humbi një shans për të shënuar, dhe më pas mori një tjetër dëmtim në minutën e 89-të.

Kjo doli të ishte paraqitja e fundit e Manajt me ngjyrat e Ëatford, dhe ai tani largohet nga klubi pas vetëm gjashtë muajsh.