RTSH Sport Live

Robinho, Italia i kërkon Brazilit ta burgosë

  • 18/02/2023
  • |
  • Të tjera
Robinho, Italia i kërkon Brazilit ta burgosë

Qeveria italiane i ka kërkuar homologëve në Brazil që të ekzekutojë vendimin e marrë nga drejtësia e vendit fqinj për Robinho-n. Sipas portalit “UOL”, Ministri i Drejtësisë, Carlo Nordio, ka firmosur kërkesën më 24 janar dhe e ka e ftuar qeverinë braziliane në rrugë diplomatike më 31 të këtij muaji.  

Autoritet italiane kërkojnë që e njëjta masë të merret edhe ndaj shokut të ish-sulmuesit të Milan-it, Ricardo Falco. Dy të lartpërmendurit janë dënuar se kanë përdhunuar një vajzë shqiptare në Milano më 22 janar të 2013-ës.

Qeveria italiane zbulon se ministri i Drejtësisë ka i kakërkuar qeverisë braziliane të ekstradojë Robinho-n dhe Falco-n në shtator të 2022. Por kjo kërkesë është refuzuar nga pala braziliane pasi pika 5 e Kushtetutës braziliane nuk lejon ekstradimin e shtetasve vendas.