RTSH Sport Live

Roma buzëqesh, Marash Kumbulla rikthehet së shpejti

  • 15/12/2020
  • |
  • Kombëtarja
Roma buzëqesh, Marash Kumbulla rikthehet së shpejti

Një psherëtimë lehtësimi në shtëpinë e Romës: provat e fundit në të cilat iu nënshtrua mbrojtësi Marash Kumbulla kanë përjashtuar dëmtimet serioze. Qendra kuqezi, gjatë ditës së sotme, ka kryer stërvitje të personalizuar, ashtu si Rick Karsdorp, lojtari holandez, që është favorit për të zbritur në fushën e lojës të enjtën në mbrëmje kundër Torinos, për javën e 12-të të Serisë A.

Kumbulla ishte i pranishëm në rolin e titullarit në ndeshjen e fundit, atë kundër Bolonjës. U zëvendësua në minutën e 67-të nga Smalling, për shkak të një shqetësimi të muskujve në kofshën e majtë. Në fillim u duk një dëmtim i rëndë, që mund të sillte një mungesë të gjatë. Por gjatë ditës së sotme është evidentuar se është një formë e lehtë dëmtimi dhe se gjithçka mund të kalojë shumë shpejt.

Me shumë mundësi, Kumbulla do të qëndrojë pushim në mesjavë, për të garantuar një rikuperim sa më të mirë të gjendjes fizike. Trajneri Fonseca po bëhet gati të bëjë disa ndryshime të detyruara, për të qënë sa më kompetitivë në përballjen e radhës.