RTSH Sport Live

Roma, De Rossi: Ndeshja e parë evropiane, intriguese

  • 14/02/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Roma, De Rossi: Ndeshja e parë evropiane, intriguese
Trajneri verdhekuq ka folur  në prag të ndeshjes së parë të play-off-it të Europa League kundër Feyenoord

"Momenti i paharrueshëm evropian? Roma-Barcelona 3-0 ishte një natë e paharrueshme për shkak të forcës së kundërshtarit dhe mjedisit. Ne duhet të kthehemi të jemi të tillë”. Kështu është shprehur Daniele De Rossi në prag të ndeshjes së Romës në Roterdam kundër Feyenoord në ndeshjen e parë të play-off-it të Europa League, që shënon të parën e tij në stol në Evropë.

 “Feyenoord? Më bëri përshtypje në Olimpico, di të luajë dhe ka cilësi, veçanërisht anësorët. Kam respekt të madh për mënyrën se si ata luajnë dhe për individët. Do të jetë një ndeshje e mirë dhe e vështirë, në ndeshjet e mëparshme ka pasur gjithmonë ekuilibër. Është një fillim intrigues, emocionues, por është pjesë e një rruge që po e zbuloj ngadalë. Një rrugë që më pëlqen shumë”.