RTSH Sport Live

Roma e Atalanta surprizojnë si udhëtues në pjesën e parë

  • 11/04/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Roma e Atalanta surprizojnë si udhëtues në pjesën e parë
Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e Europa League

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet çerekfinale të Europa League ku padyshim që surpriza mban emrin Atalanta, që po udhëheq 1-0 përballë Liverpoolit, gol i shënuar nga Scamacca në minutën e 37-të.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Romën, që ka kaluar në avantazh me anë të Mancinit në minutën e 17-të përballë Milanit në ndeshjen që po luhet në “San Siro”.

Leverkusen dhe West Ham e kanë mbyllur në barazim 0-0 fraksionin e parë, ndërsa Benfica udhëheq 1-0 përballë Marseille. Për portugezët goli është shënuar nga Silva në minutën e 16-të.