RTSH Sport Live

Roma-Fiorentina, Kumbulla luajti gjithë ndeshjen me gisht të thyer

  • 16/01/2023
  • |
  • Kombëtarja
Roma-Fiorentina, Kumbulla luajti gjithë ndeshjen me gisht të thyer
Mbrojtësi kuqezi dje e kishte fashuar gishtin tregues të dorës së majtë, ja motivi

Marash Kumbulla ishte një nga më të mirët në fushë dje në ndeshjen ndaj Fiorentinës. Futbollisti ishte iI gatshëm të zëvendësonte të pezulluarin Roger Ibañez. Qendërmbrojtësi shqiptar luajti të gjithë ndeshjen me gishtin tregues të dorës së majtë të fashuar. Siç raporton gazetari Emanuele Zotti në Tëitter, ai kishte pësuar një mikrofrakturë 10 minuta nga nisja e ndeshjes së Kupës së Italisë kundër Genoas.

Pas ndeshjes trajneri Mourinho ka bërë vlerësimin e tij për mbrojtësin kuqezi: Marash (Kumbulla) është një profesionist i vërtetë. Ka luajtur dy ndeshje të cilësisë më të lartë. Një skuadër që zakonisht luan me tre lojtarë dhe që ka vetëm katër qendërmbrojtës, është një skuadër që bie gjithmonë në telashe, ndërsa në këtë rast Marash ka bërë shumë mirë, pa Ibanez. Një ditë do të jetë pa Smalling, një tjetër pa Mancinin dhe Marash do të japë gjithmonë një përgjigje pozitive. Ai është një djalë që punon shumë mirë. Edhe nëse luan pak, ka mundësi të bëjë mirë”.