RTSH Sport Live

Roma, Hummels: Jam rritur duke parë Tottin

  • 05/09/2024
  • |
  • Itali
Roma, Hummels: Jam rritur duke parë Tottin
Fjalët e para të mbrojtësit gjerman të verdhekuqve: “Shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”

Mats Hummels prezantohet para popullit verdhekuq, me intervistën e parë të dhënë për kanalet zyrtare të Romës: "Si fëmijë jam rritur duke ndjekur Romën, në veçanti Francesco Totti dhe trajnerin tim të ri - fjalët e mbrojtësit gjerman -. Kur isha më i ri kam luajtur kundër Daniele De Rossi-t, jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij klubi”.

“Jam vërtet i lumtur dhe 100% i bindur,” shtoi ai, “Nuk doja të gjendesha në situatën që të ulesha disa javë apo muaj më vonë dhe të mendoja se ndoshta duhet të kisha pritur. Zgjedhja që bëra dhe për të qenë këtu tani, sinqerisht më duhej kohë pas sezonit të kaluar, pasi u largova nga Dortmundi pas kaq shumë kohësh”.

“Pas finales së Ligës së Kampionëve, m'u desh një kohë të rikuperoja gjendjen time fizike ndryshe nga stërvitja me ekipin. Unë mendoj se do të duhen 2-3 javë për të qenë vërtet i gatshëm për të luajtur”.