Ndeshja hapëse e javës së 21-të në Serinë A është ngjyrosur verdhekuq, Roma mposht Genoan 3-1 në Olimpico. Skuadra vendase zhbllokoi sfidën në minutën e 25-të me goditjen e saktë të Dovbyk-ut, e cila u rikuperua menjëherë nga goli i të riut Masini në minutën e 33-të, realizimi i tij i parë në Serinë A.
Në pjesën e dytë Ranieri aktivizoi El Shaarawy dhe Loja ndryshoi: 2-1 në minutën e 60-të firmosur nga “Faraone”, tris në minutën e 73-të me autogolin e Lealit të favorizuar nga Dybala.