RTSH Sport Live

Ronaldo, akuzat absurde të një shoku të skuadrës: Prania e tij…

  • 05/02/2023
  • |
  • Futboll Bota
Ronaldo, akuzat absurde të një shoku të skuadrës: Prania e tij…
Sipas mesfushorit të Al Nassr, prania e portugezit i ka komplikuar gjërat, ja arsyeja

Goli i parë zyrtar i Cristiano Ronaldos me fanellën e Al Nassr-it mbërriti në xhiron e fundit të Ligës Profesionale Saudite. Portugezi 38-vjeçar shënoi me një penallti në minutën e 93-të për të shmangur humbjen kundër Al-Fateh. Formacioni i Rudi Garcia barazoi 2-2, duke mbetur i pari në renditje me 34 pikë, së bashku me Al Shabab dhe Al Ittihad. Megjithatë, skuadra e Ronaldos ka një lojë më shumë për të luajtur se Al Shabab. Ndërkohë, disa zbulime të rëndësishme kanë rrjedhur brenda dhomës së zhveshjes së Al Nassr...

Mesfushori 35-vjeçar brazilian dhe bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Luiz Gustavo, ka zbuluar se prania e portugezit ka ndryshuar disa gjëra në pjesëmarrjen në ndeshje. Ish-lojtari i Bayern, pas barazimit 2-2 me Al Fateh, zbuloi se "Prania e Cristiano Ronaldos u jep rivalëve më shumë nxitje për të mposhtur liderët e ligës".

"Prania e tij i bën ndeshjet tona më të vështira - vazhdon numri 18 i Rudi Garcias -. Skuadrat kundërshtare përpiqen të bëjnë më të mirën kundër tij. Cristiano i motivon të gjithë. Në të njëjtën kohë, prania e tij garanton një avantazh të madh për ekipin tone, mëson prej tij çdo ditë, duke pasur parasysh cilësitë e mëdha teknike dhe fizike që zotëron”. Luiz Gustavo përfundon: "Cristiano Ronaldo është krijuar për sfida, dhe ai gjithmonë ia del mbanë. Ai tashmë ka shënuar golin e tij të parë, dhe kështu është çliruar nga presioni”.