RTSH Sport Live

Ronaldo, vërshojnë kritikash në rrjetet sociale: Ka mbaruar…

  • 23/01/2023
  • |
  • Futboll Bota
Ronaldo, vërshojnë kritikash në rrjetet sociale: Ka mbaruar…
Kampioni portugez u vu në shënjestër pas një veprimi teknik të pasuksesshëm të bërë në fushë

Edhe tani që luan në Arabinë Saudite nuk mungojnë kritikat ndaj Cristiano Ronaldos. Kampioni portugez sapo ka nisur eksperiencën te Al Nassr, me të cilin nënshkroi një kontratë të majme. Vetëm dje ishte debutimi në ligë, me skuadrën e tij të re që fitoi ngushtë. Por cilat janë polemikat që i drejtohen Ronaldos?

Epo, një video po qarkullon në të cilën lojtari i pesëfishtë i Topit të Artë nuk arrin të driblojë një mbrojtës kundërshtar. Komentet në Twitter ishin të pamëshirshme, si, ndër të tjera, "Ronaldo nuk mund të driblojë as në Ligën Saudite" ose "lojtari i përfunduar, mezi lëviz". Me pak fjalë, thëniet klasike negative të cilave CR7 do të përpiqet t'u përgjigjet në fushë.