RTSH Sport Live

Ronaldo, zbulohet telefonata drejtuar modeles: Gabimi më i bukur në botë

  • 05/08/2023
  • |
  • Gosip
Ronaldo, zbulohet telefonata drejtuar modeles: Gabimi më i bukur në botë
CR7 tentoi të telefononte një mikun e tij, por përfundoi duke marrë modelen Haleme Boland

Edhe në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldo vazhdon të tërheqë vëmendjen. Çdo gjest apo reagim i kampionit portugez përfundon viral në rrjetet sociale, e kështu ndodh edhe me “gabimin” e tij të fundit. Në fakt, CR7 tentoi të telefononte një mikun e tij, por përfundoi duke marrë numrin e gabuar duke telefonuar një të panjohur, i cili postoi në internet bisedën surprizë me Ronaldon.

Videoja bëri menjëherë xhiron në ëeb. “Përshëndetje, unë jam Cristiano”, hap bisedën portugezi. Gruaja, e cila më vonë doli se ishte modelja Haleme Boland, u përgjigj me habi: “Cristiano Ronaldo?”. “Po mundohesha të telefonoja një mikun tim, më falni”, reagimi i Ronaldos i cili më pas ndalet nga përgjigja e modeles: “Por edhe unë jam mikja jote”. Biseda e shkurtër mes pesë herë Topit të Artë dhe modeles ka përfunduar në rrjetet sociale, me gruan që e ka ndarë bashkë me shkrimin, “gabimi më i bukur në botë”.