RTSH Sport Live

Rooney për largimin e Klopp nga Liverpool: Në kohën e gabuar

  • 25/04/2024
  • |
  • Angli
Rooney për largimin e Klopp nga Liverpool: Në kohën e gabuar
“Unë nuk po them se fajin e ka Klopp, po mendoj vetëm për kohën e njoftimit, mendoj se kjo ka pasur një ndikim të fortë te disa lojtarë në skuadër”

Liverpooli, pas disfatës ndaj Evertonit, pa shanset për të fituar Premier Ligën në rënie drastike. Duke folur për Sky Sport, Ëayne Rooney tha fjalën e tij për zgjedhjen e Jurgen Klopp për t'u larguar nga “Reds” dhe mbi të gjitha për kohën e njoftimit të tij.

"Lojtarët morën shenjën dhe e panë këtë si një mënyrë për t'u larguar. Ndoshta ata tashmë po flasin me klube të tjera, ne e dimë se këto gjëra ndodhin”, tha ish-sulmuesi.

"Ndoshta Klopp doli zbuluar. Për mendimin tim ai duhet të kishte folur për këtë vetëm me klubin, por nëse dikush e ka zbuluar, atëherë ishte i detyruar të dilte. Unë nuk po them se fajin e ka Klopp, po mendoj vetëm për kohën e njoftimit, mendoj se kjo ka pasur një ndikim të fortë te disa lojtarë në skuadër”.