RTSH Sport Live

RTSH, EUROPIANI I SUKSESIT

  • 12/07/2021
  • |
  • Evente Sportive
RTSH, EUROPIANI I SUKSESIT
Transmetuesi publik e kompletoi misionin, mbulim mediatik perfekt i Euro 2020

Europiani kulmoi në Londër, por jehona e këtij sezoni u ndie edhe në cepat më të largët të planetit. 24 skuadra për 30 ditë zbritën në skenën e madhe të futbollit ku Euro 2020 shkelmoi krizën e pandemisë dhe rizgjoi kontinentin pas një krize të gjatë të shkaktuar nga pandemia. Shqipëria, pjesë e hartës së madhe kontinentale, jetoi me pasion cdo ditë të këtij europiani ku RTSH fitoi trofeun e transmetimeve maratonë.

Në orët e para të mengjësit, emisioni “Mirëmëngjes Shqipëri” solli një copëz europiani. Statistika, fakte interesante dhe analiza për atë që ndodhi një ditë më parë dhe parashikimi i ndeshjeve ndërsa gjatë 24 orëve transmetim në RTSH Sport, edicionet periodike të lajmeve siguruan mbulimi mediatik me kronika, kuriozitete, speciale dhe shumë detaje të tjera për atë që u pa dhe nuk u pa në këtë europian.

Një pjesë të madhe të mbulimit mediatik të europianit nga Radio Televizioni Publik, e zuri edhe Radio Tirana. Emisionet e orëve të para të ditës, lidhje telefonike, të ftuar në studion e gazetarëve për të vazhduar me maratonën e mesditës dhe të mbrëmjes ku u përcollën të 51 ndeshjet e këtij europiani. Për t’u rikthyer në ekran, emisionet “Euro Studio” dhe “Euro Magjia” prezantua Europianin me një tjetër frymë, ide dhe koncept të rinovuar, bazuar në pritshmëritë e publikut.

Krahas transfetimit të ndeshjeve. Gjithcka nisi me skicimet e para të projekteve dhe u finalizua në datën 11 Qershor me fillimin e Kupës së 16 të Europës dhe përfundoi saktësisht 30 ditë më pas. Euro Studio parapriu duelet e kompeticionit në të gjitha fazat nëpërmjet një paneli të specializuar.  Analizat teknike, reshtimi i skuadrave apo rastet e dyshimta dhe statistika apo kuriozitete ishin në lupën e të ftuarve.

Përgjatë gjithë europianit, mbrëmja vijoi në një format më artistik. Euro Magjia solli një hapësirë ndryshe në këndin europian të RTSH. Njerëz që janë rritur me futbollin, të tjerë që kanë kontribuar dhe futbollistë, artistë apo thjesht të apasionuar pas lojës magjike. Të gjithë ishin aty. RTSH e fitoi turneun e radhës, finalja e radhës në ekranin publik vjen pas një viti e gjysmë nga Katari.