RTSH Sport Live

Rudi Fëler “rikthehet" në Kombëtare

  • 20/01/2023
  • |
  • Gjermani
Rudi Fëler “rikthehet" në Kombëtare
Ish-futbollisti i Romës do të jetë drejtor i përfaqësueses gjermane

Rudi Voeller është gati për një aventurë të re. Ish-golashënuesi historik i Romës dhe kampion bote me Gjermaninë në 1990, do të jetë drejtori i ri i kombëtares gjermane të futbollit. Ai do të zëvendësojë Olivier Bierhoff, i cili u largua nga kjo detyrë pas paraqitjes negative të kombëtares së Gjermanisë në botërorin e Katarit. Voeller do ta marrë detyrën në 1 shkurt të këtij viti.

Gjermani, ish-numri 9 në fushë, është shprehur i emocionuar pas marrjes së detyrës së re: “Pas shumë vitesh fantastike në Bayer 04 Leverkusen, kthehem në vendin ku kam kaluar momente të mrekullueshme në karrierën time futbollistike. Për këtë arsye, pozicionit tim të ri me kombëtaren i afrohem me mirënjohje, pasion dhe motivim të madh”.

“Para së gjithash, duhet të vendosim themelet për të zhvilluar një kampionat Evropian të suksesshëm, sidomos kur ai në 2024 do të luhet në shtëpinë tonë e do të kemi mbështetjen e të gjithë Gjermanisë. Jam i bindur se i kemi lojtarët për ta bërë këtë" – ka thënë Rudi.

Tepër vlerësues për këtë zgjedhje ka qenë edhe trajneri i kombëtares gjermane Hansi Flick: "Rudi është një vlerë në futbollin gjerman. Me stilin e lojës së tij dhe sukseset e arritura, ai ka frymëzuar tifozët si lojtar dhe trajner. Përvoja e tij e bën atë njeriun e duhur për detyrat e ardhshme në kombëtaren e Gjermanis".