Duket se Carlos Sainz do të jetë piloti i ardhshëm i Mercedesit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Piloti spanjoll do të zëvendësojë Hamiltonin, i cili do të garojë me Ferrarin nga botërori 2025 i Formula 1.
Vetëm një ditë më parë Fernando Alonso i tregoi besnikërinë Aston Martin duke deklaruar se do të jetë pjesë e ekipit edhe në vitin 2025. Bazuar në këtë, rrjedhimisht që një tjetër pilot do të zerë vendin e Leëis Hamilton te Mercedesi. Pasi siç dihet, vitin e ardhshëm, piloti britanik do shkojë te Ferrari, por sipas Gazzetta dello Sport, do të jetë Carlos Sainz ai që do të zerë vendin e Hamiltonit te Mercedesi. Pra, do të jetë një “shkëmbim” pilotësh midis dy skuadrave.
E ndërsa zyrtarizimi i Hamiltonit te skuadra e kuqe është bërë, ai i Sainz te Mercedesi do të bëhet më vonë. Edhe ideja që Max Verstappen mund të shkonte te Mercedes në vend të Leëis, duke ndërprerë kontratën e tij me Red Bull që skadon në 2028, mbeti vetëm një thashethem merkatoje.
Në fund të fundit, do të kishte qenë e rrezikshme për të thënë aspak një buballallëk, që holandezi të linte makinën dominuese të Kampionateve të fundit Botërororë në Formula 1 dhe të kalonte në një skuadër, makina e të cilës është e paqartë për të ardhmen.
E duke qenë se pista e holandezit u anulua, atëherë Toto Ëolff zgjodhi Carlos Sainz. Spanjolli është një pilot që di të garojë në ekip. Pra, ai nuk do të ketë asnjë problem përkrah George Russell dhe do të jetë në gjendje të kontribuojë në ringritjen e Mercedesit.