RTSH Sport Live

Saranda përkujton Idriz Muçon

  • 13/09/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Saranda përkujton Idriz Muçon
Maratona merr emrin e ish-notarit dhe trajnerit të Butrintit, veteranë dhe profesionistë garojnë në të

Idriz Muço, notar kampion dhe rekordmen kombëtar, por dhe trajneri i Butrintit, këtë të shtunë në qytetin e Sarandës kishte mbledhur shumë bashkohës. E jo vetëm, sepse edhe notarë më të rinj kanë pranuar të garojnë në Maratonën me emrin e tij.

Maratona “Idriz Muço” është zhvilluar në mënyrë simbolike për veteranët, kurse për profesionistët ishte në distanca 1 kilometër, 2 kilometër dhe 4 kilometër. Dhe në 1 kilometër fitues ishte Marin Nika dhe Viki Tafrruku.

Për 2 kilometër në vendin e parë dolën Ediliano Huta dhe Eklea Omeri, kurse për 3 kilometër triumfuan Toni Groshi dhe Evangjeli Gurma. E ndërkohë për veteranët u dalluan Skënder Barjami dhe Sulejman Poda. E me Maratonën e Sarandës ulet dhe sipari i aktiviteteve të sezonit veror për notin shqiptar.