RTSH Sport Live

Sauthgejt emërohet “Kalorës”

  • 10/07/2021
  • |
  • Futboll Bota
Sauthgejt emërohet “Kalorës”
Trajneri i Anglisë e merr titullin edhe nëse nuk fiton trofeun e Euro 2020

Gareth Southgate do të marrë titullin kalorës, edhe nëse Anglia nuk do të fitojë ndaj Italisë në finalen e Euro 2020. Anglia mundi Danimarkën 2-1 të mërkurën në mbrëmje në një fitore historike, teksa kapiteni Harry Kane shënoi golin e fitores në kohën shtesë. Skudra e “Tre Luanëve”, tani do të përballet me Italinë të Dielën në mbrëmje, teksa kjo sfidë do të shihet nga miliona spektatorë.

Eshtë Daily Mail që konfirmon nëpërmjet burimeve të saj se edhe nëse Anglia nuk arrin të mposhtë Italinë për të ngritur trofeun e tyre të parë të madh, pas një mungese prej 55 vitesh, Southgate do të nderohet. Alf Ramsey u bë kalorës në 1967 pas fitores së Kupës së Botës në Angli. Gazeta nënvizon se edhe kapiteni Harry Kane, gjithashtu do të marrë titullin kalorës. Edhe kryeministri britanik, Boris Jonsosn ka vlerësuar punën e bërë deri tani nga Sauthgate.

"Ajo që duket kaq e mahnitshme për mua është se si ai e ndryshon formacioni, si i zëvendëson lojtarët. Ai e vendos formacionin në varësi të kundërshtarin që luan”.