Vetëm një ditë pasi mësoi se ishte pjesë e Shqipërisë për takimet e tetorit, Taulant Seferi është thirrur në kauzë me ekipin e tij Bodrumspor, i cili po përballet në transfertë me Kasimpasa.
Sulmuesi i Kombëtares është ndëshkuar me karton të kuq në këtë sfidë, duke lënë të tijtë me 10 lojtarë.
Seferi mori kartonin e dytë të verdhë dhe në këtë mënyrë doli me të kuq. Për herë të parë u ndëshkua në minutën e 22-të të sfidës, ndërsa kartonin e dytë të verdhë e mori në minutën e 45+4 të pjesës së parë, pas një ndërhyrje të patolerueshme ndaj kundërshtarit.