Interi i ka mundur të fitojë sot përballë Empolit duke ruajtur distancën me Napolit falë një paraqitjeje të mirë në fraksionin e dytë të ndeshjes.
“San Siro” sot ishte “dëshmtitar” i një takimi të kënaqshëm për të dy kuqezinjtë, të cilët nisën nga minuta ndeshjen për ekipet respektive. Kristjan Asllani spiakti pasi dhuroi një asist të bukur në golin e dytë të shënuar nga Dumfris. Shqiptari u tregua edhe një herë deciziv me mënyrën se si ekzekutoi goditjen e këndit të shndërruar në gol nga holandezi.
Më parë publiku ishte ngritur peshë nga Lautaro Martinez, i cili theu ekuilibrat me një gol spektakolar pasi mundi portierin mik me një harkim të topit. Kjo ishte rrjeta e 111 e Lautaros për ngjyrat ziklatër. Rrjeta i lejoi sulmusit që të barazonte Mauro Ikardin në renditjen e sulmuesve më të mirë të huaj të klubit, e cila udhëhiqet nga Nyers (133).
Për të kompletuar trisin mendoi Turam në minutën e 89’. Sa i përket ekipit mik golin e vetëm e shënoi Espozito në të 83’.