RTSH Sport Live

Sevilla, ekspertja e Europa League…

  • 19/05/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Sevilla, ekspertja e Europa League…
Transformimi i skuadrës andaluziane mban meritën e trajnerit Jose Luis Mendilibar

Sevilla është në finalen e Europa League pasi mposhti Juventusin 2-1 me përmbysje. Mjeshtrat e turneut nuk zhgënjyen dhe eleminuan bardhezinjtë me përmbysje. Ekipi spanjoll do të takohet me Romën në finalen e 31 majit në Budapest duke synuar fitoren e shtatë të trofeut. José Luis Mendilibar, tekniku që erdhi rishtaz ka ndryshuar fytyrën e Sevillas në vetëm dy muaj.

Gjithçka ndryshoi me fitoret e para. Lojtarët hodhën frikën e tyre duke parë se rënia në një kategori më poshtë nuk ishte më problemi. Tekniku 62-vjecar mori drejtimin e  Sevillas kur ishte dy pikë larg rënies, ndërsa tani ka siguruar matematikisht kampionatin me shpresën për të fituar Europa League dhe të mund të luajë sezonin e ardhshëm në Champions League.

Në Spanjë, gazeta Marca ka treguar mënyrën e stërvitjes nga tekniku spanjoll. Mendilibar i detyron lojtarët të punojnë shumë për të luajtur me ritëm të lartë, e për të bërë një presion mbytës, mjafton të shohësh që ndaj Juventusit ishin 80 sulme në portën bardhezi.

José Luis Mendilibar numëron tetë ndeshje në La Liga me 6 fitore 1 barazim e një humbje, ndërsa në Europa League në katër ndeshje të zhvilluara tekniku spanjoll numëron 2 fitore e dy barazime.