RTSH Sport Live

Shaqiri heroi i Bazelit në Kupë, e kualifikon me gol në të 123'

  • 15/09/2024
  • |
  • Futboll Bota
Shaqiri heroi i Bazelit në Kupë, e kualifikon me gol në të 123'

Xherdan Shaqiri është heroi i Bazelit pasi ditën e sotme i dhuroi kualifikimin në raundin pasardhës të Kupës së Zvicrës me një gol në transfertë.

Sulmuesi shndërroi një penallti në të 123’ duke ndëshkuar Stede Nion.

Shaqiri u fut nga stoli në minutën e 79-të, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll në barazim 0-0.