E paevitueshme që do të përfundonte kështu. Orges Shehi padit Tiranën
në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve kundër pezullimit të vendosur nga
Tirana si dhe me kërkesën për përmbushjen e detyrimeve financiare,
ashtu si e parashikon kontrata. Në anën tjetër, presidenti Refik
Halili, pasi lajmëroi një pezullim të paprecedent, jo shkarkim, tani
pretendon se tekniku kampion dhe nënkampion në dy vitet e fundit me
bardheblutë është paguar paradhënie deri në dhjetor.
Dikush, në këtë pikë, nuk thotë të vërtetën. Po përse një trajner me
një skuadër pretendente, i mirëpaguar, do të donte të shkonte diku
tjetër, si Halili deklaroi me pompozitet para gazetarëve? Apo, a është
e mundur që pezullimi i trajnerit më jetëgjatë në pankinë të ketë
ardhur për dy humbje? Këto janë pyetje për të cilat të gjithë e kanë
një përgjigje, por e drejta do të jepet në Dhomën e Zgjidhjes së
Konflikteve në FSHF, aty ku Shehi ka dërguar dosjen para 3 ditësh…
Kërkesa është ajo për mos njohjen e pezullimit, me arsyetimin se nuk
bazohet askund, si dhe përmbushjen e detyrimeve financiare, ku
specifikohet pjesa e prapambetur e pagave (nga korriku) dhe
vijueshmëria e kontratës (deri qershor 2024).
Që cështja ka shkuar deri në këtë pikë, është tregues se negociatat
për marrëveshje kanë dështuar. Shehi ka zgjedhur të ndjekë anën
ligjore, larg të bërit zhurmë në media, Halili ka bërë të kundërtën. E
tani Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve duhet t’i japë drejtim sportistit
të mbajtur peng, në një çështje me shumë thumba.
Shehi e çon dosjen në FSHF, Halili pretendon pagesa paradhënie
- 26/10/2023
- |
- Futboll Vendi
![Shehi e çon dosjen në FSHF, Halili pretendon pagesa paradhënie](https://rtsh-sport.s3.eu-central-1.amazonaws.com/2023/10/a8cb654144fc48dcbc74f8782f37af2e.png)
Lajmet e fundit
![Anulohet Partizani-Apolonia](https://rtsh-sport.s3.eu-central-1.amazonaws.com/2025/02/3040c2187894458f979bceeecc8e14ad.jpg)
Anulohet Partizani-Apolonia
16 orë para
![Disiplina “godet” Partizanin e Tiranën](https://rtsh-sport.s3.eu-central-1.amazonaws.com/2025/02/1e9e8ea8e5e942e9b4d642f32f749290.jpg)
Disiplina “godet” Partizanin e Tiranën
17 orë para