RTSH Sport Live

Shehi: Kundërshtari kishte lojtarë cilësorë, synojmë kualifikimin në Maltë

  • 12/07/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Shehi: Kundërshtari kishte lojtarë cilësorë, synojmë kualifikimin në Maltë

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi ka folur për mediat pas barazimit 1-1 përballë Marsaxlokk️ në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League. një rezultat shgënjyes për kryeqytetasit, por trajneri thekson se "demat“ do të synojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

“Bëni gabim që i vlerësoni kundërshtarët kështu, futboll luajnë të gjithë. Kundërshtari kishte lojtarë cilësorë, ka stacionet e veta ku ndërtojnë lojën. Lojtarët i ka nga vendet e Amerikës Latine, nuk është konstatim i drejtë. U munduam të bënim gjithçka, kishim rastet tona. Po të kishim shfrytëzuar rastet, do të kishim rezultat më të mirë. Kualifikimi është me 2 ndeshje, të rikuperojmë forcat dhe të përgatitemi për ndeshjen tjetër. 

Kundërshtari në pjesën e dytë u mbyll, pjesa e parë ishte tablo tjetër. Provuam me krosime nga linja e dytë dhe goditjet nga distanca. E filluam ndeshjen keq, shënuam shpejt, një mos përqendrim na shkaktoi barazimin. Skuadra u mundua të bënte më mirë, doli përpara portës. Dëshira e madhe për ta fituar ndeshjen bëri që të gabojmë në situata që mund t’i kishim zgjidhur më mirë. 

Kur kundërshtari mbyllet mbrapa, duhet ta qarkullonim topin më shpejt. Kërkuam krosimet me Zekën dhe Zguron, kanë kros të mirë, mund të kishim tentuar më shumë. Mos kërkonim të luanim mes linjave, por të kërkonim ndërrimin e krahut dhe krosime më të shpejta. 

Kemi 1 javë kohë, kjo është ndeshja jonë e parë zyrtare. Na duhet qartësi dhe freski. Do punojmë këtë javë, për të gjetur pikat ku duhet të përmirësohemi. Do të shkojmë atje për kualifikimin”, ka thënë mes të tjerash Shehi.