RTSH Sport Live

Shkëndija ndalet në shtëpi, Struga arratiset

  • 26/04/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkëndija ndalet në shtëpi, Struga arratiset
Janë luajtur pesë ndeshje të javës së 29-të të Superligës në Maqedoninë e Veriut

Janë luajtur sot pesë sfida të javës së 29-të dhe Struga e trajnerit Shpëtim Duro ka marrë arratinë në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut pas fitores 2-0 në shtëpi përballë Tikves.  Një sfidë që u zhbllokua që në minutën e 5-të me protagonist Suel Muharremin, duke e bërë më të lehtë sfidën në minutat në vazhdim. Për të dyfishuar shifrat është dashur fillimi i pjesës së dytë me Shabanin, që bën gjithçka në mënyrën e duhur duke shënuar golin e tetë sezonal.

Një fitore me peshë që merr më shumë rëndësi nga barazimi që ndjekësi më i afërt, Shkëndija e Tetovës arriti në shtëpi, 0-0 përballë Sileks. Tashmë distanca mes tyre është pesë pikë kur kanë mbetur dhe katër ndeshje për tu luajtur deri në fund.

Skuadra e vendit të tretë, Shkupi ka arritur të marrë një fitore 3-0 përballë Bregalnica Stip. Golat u shënuan nga Adetunji Sunday(dopietë, 17’ dhe 63’) dhe Freddy Alvarez 74’.