Sërish ndryshime në stolin e Shkumbinit, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë këtë sezon. Drejtuesit e klubit peqinas kanë njoftuar se kanë mbyllur bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni, që mori drejtimin e skuadrës pak javë më parë.
Deri në emërimin e trajnerit të ri Shkumbini do të drejtohet nga trajnerja turke Ilknur Aktash, që më herët kishte një pozicion tjetër në klub, ku drejtonte akademinë e Shkumbinit.
“Drejtuesit e Shkumbinit njoftojnë se kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vladimir Gjoni duke e falenderuar për kohën e tij në dispozicion të ekipit si dhe i urojnë suksese në punën e tij të mëtejshme. Deri në emërimin e trajnerit të ri drejtimi pankinës do ti besohet trajneres turke Ilknur Aktash”, shkruhet në njoftimin e klubit peqinas.