Shkumbini nis të marrë formë në prag të sezonit të ri të Kategorisë së Dytë. Klubi peqinas njofton se është zgjedhur administratori i ri i klubit dhe stafi teknik për këtë sezon. Ndërkohë që kanë nisur edhe goditjet e para në merkato.
“Anxhelo Suta me zëvendësin e tij Evis Uku, do te drejtojnë ekipin e KF Shkumbinit për sezonin 2024-2025. I urojme suksese ne punën e tyre!
Administratori i klubit KF Shkumbini, Florent Hasbajrami njofton se ka arritur marrëveshjen me te gjithë lojtaret peqinas qe kane qene ne sezonin e kaluar, qe te jene pjese e KF Shkumbinit edhe për këtë vit.
Gjithashtu është arritur marrëveshja me mbrojtësin lushnjar Adriatik Basha dhe mesfushorët Isac Camarra dhe Lorenco Hasani. Vazhdojmë punën për kompletimin e ekipit dhe me lojtare te tjerë”, shkruhet në njoftimin e klubit peqinas.