RTSH Sport Live

Shkupi, një hap drejt kualifikimit

  • 05/07/2022
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkupi, një hap drejt kualifikimit
Kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë mundur 3-0 Lincoln Red Imps

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, skuadra e Shkupit ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë Champions, duke mundur Lincoln Red Imps me rezultatin 3-0. Në sfidën e luajtur në “National Arena Toshe Proeski”, formacioni i drejtuar nga Goce Sedloski e ka bërë gjithcka të lehtë, pavarësisht se ka luajtur nga minuta e 54-ët me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të marrë nga Margvelashvili(dy kartona të verdhë).

Sfida u zhbllokua që në minutën e 11-të nga Mamadou Danfa, ndërsa dyfishoi Adetunji në minutën e 29-të. Autogoli i Chipolina në minutën e 62-të vulosi fitoren 3-0 të skuadrës së Shkupit. Tashmë ndeshja e kthimit duket një formalitet për kampionët e Maqedonisë së Veriut, e cila do të luhet më 12 korrik në Gjibraltar, në stadiumin “Victoria”.