RTSH Sport Live

Shkupi, radhën tani e ka Levski

  • 21/07/2023
  • |
  • Maqedonia e Veriut
Shkupi, radhën tani e ka Levski
Skuadra e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut vazhdon më tej në Europë

Eleminohet Shkëndija, por vazhdon më tej Shkupi. Kështu ka ndodhur me ekipet e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në Ligën e Konferencës. Shkupi e kishte fituar ndeshjen e parë 5-0, ndërsa të dytën e barazoi 0-0 me Hegelman Litaunen. Në raundin e dytë, Shkupi do të ndeshet me bullgarët e Levski Sofje.

Kështu Sport.Mk në titullin e saj do të kishte: “Shkupi kalon në Europë, tani radhën e ka Levski”. Ishte e vështirë të shihje ndonjë titull në mediat maqedonase, të tjera këto, për Shkupin, kurse Koha Ditore në Kosovë ka shkruar: “Shkupi avancon falë fitores në ndeshjen e parë”.

Shkupi vazhdon më tej me objektivin për të shkuar në fazën e grupeve e kjo së bashku me Strugën, që pas eleminimit në Ligën e Kampioneve, tani do të jetë në Ligën e Konferencës përballë Buduçnostit të Podgoricës.