Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për fazën e “Play Off-it” të Conference League. Ekipet nga Shqipëria janë eliminuar, por vazhdojnë të jenë në garë skuadrat shqiptare të Ballkanit, Dritës dhe Deçiqit.
Ballkani, skuadra kampione e Kosovës, që në raundin e tretë do të sfidojë irlandezo-veriorët e Larne, do të përballet me fituesin e çiftit Dinamo Minsk (Bjellorusi)-Lincoln Red Imps (Gjibraltar) në “play-off”.
Deçiq, skuadra shqiptare nga Tuzi, kampione e Malit të Zi, në turin e tretë do të luajë kundër Helsinkit të Finlandës. Nëse Deçiq kualifikohet, do të ketë kundër në “play-off” fituesin e çiftit Klaksvik (Ishujt Faroe)-Borca Banja Luka (Bosnje).
Ndërsa Drita, nëse kualifikohet përballë letonezëve të Audas, në “play-off” do të sfidojë fituesin e çiftit Brondby (Danimarkë)-Legia e Varshavës (Poloni).