RTSH Sport Live

Shorti i Conference League, përcaktohet rruga drejt finales

  • 15/03/2024
  • |
  • UEFA Europa League
Shorti i Conference League, përcaktohet rruga drejt finales

Është hedhur shorti i çerekfinaleve të Conference League dhe është përcaktuar rruga drejt finales së madhe të Athinës. Goglat kanë dhuruar përballje interesante.

Aston Villa do të luajë kundër Lille, ndërsa Fiorentina do të përballet me Viktoria Plzen për një vend në gjysmëfinale. Olympiacos-Fenerbahce dhe Club Brugge-PAOK janë dy takimet e tjera çerekfinale.

Është përcaktuar edhe rruga drejt finales së Athinës. Fituesi i takimit Aston Villa-Lille do të ndeshet me fituesin e sfidës Olympiacos-Fenerbahce, ndërsa në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë fituesi i çiftit Viktoria Plzen-Fiorentina me fituesin e takimit Club Brugge-PAOK.

Ndeshjet e para çerkfinale do të luhen në 11 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në 18 prill. Gjysmëfinalet e para do të luhen në 2 maj, ndërsa ato të kthimit në 9 maj. Finalja e madhe e Conference League do të luhet në 29 maj në Athinë.