Çezena surprizon Veronën në “Bentegodi”, fiton 2-1 dhe kualifikohet në turin tjetër të Kupës së Italisë.
Protagonist i ndeshjes ishte sulmuesi shqiptar Kristian Shpendi, që ka shënuar golin e dytë për skuadrën e tij, duke i dhuruar kualifikimin përballë kundërshtarit që militon në elitën e futbollit italin.
Ky është goli i dytë radhazi në këtë sezon për sulmuesin shqiptar, pas atij të shënuar në datën 4 ndaj Padovës, po në Kupën e Italisë.