RTSH Sport Live

Shpëtim Duro, trajneri i ri i Suharekës

  • 26/05/2024
  • |
  • Kosova
Shpëtim Duro, trajneri i ri i Suharekës
Ka marrë drejtimin e skuadrës së sapongjitur në elitën e futbollit në Kosovë

Shpëtim Duro me skuadër të re. Trajneri kryeqytetas, pas eksperiencës së fundit në Maqedoninë e Veriut, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit në Kosovë me një skuadër të sapongjitur në këtë nivel. Bëhet fjalë për Suharekën. Duro ka bërë dhe prezantimin gjatë ditës së sotme, me ambicien për të lënë shenjë në futbollin kosovar.

Njoftimi i klubit:

Të nderuar adhurues dhe simpatizantë të klubit tonë ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi për të marrë drejtimin e skuadrës me kryetrajnerin SHPETIM DURO.

Timonieri nga Shqipëria do drejtojë skuadrën tonë drejt synimeve të radhës tashmë pjesë e elitës së futbollit Kosovar, Duro trajner me shumë eksperiencë ku së fundmi ishte pjesë e FC Struga nga Maqedonia ku vitin e kaluar arriti të shpallej kampion dhe të ishte pjesë e garave europiane, në të kaluarën ka udhëhequr me sukses skuadra si  KF Partizani, KF Shkëndija, FC Drita, FC Kukësi e KF Laçi.

Kryesia e klubit ishin të pajtimit që ti besojnë trajnerit Duro për udhëheqjen e skuadrën ku u betuan që do qëndrojnë afër me kushtet dhe gjitha mundësitë që klubi ynë të shkëlqejë në Superligë. Në anën tjetër trajneri theksoi se së bashku të bashkuar do punojmë maksimalisht dhe me plan projekt profesional.

Na priftë e mbara !

𝗣𝗲̈𝗿 𝘁𝘆 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈ !