RTSH Sport Live

Shqipëri-Gjeorgji, dalin në shitje biletat

  • 16/07/2024
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëri-Gjeorgji, dalin në shitje biletat
Kuqezinjtë do të nisin rrugëtimin në UEFA Nations League në muajin shtator

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në muajin shtator të këtij viti, aty ku kuqezinjtë ndodhet në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ndeshjen e parë Shqipëria do ta luajë në transfertë më datë 7 shtator ndaj Ukrainës. Ndërsa më datë 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë takimin e dytë në këtë kompeticion ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për sfidë Shqipëri – Gjeorgji në linkun: ebileta.al.

FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.