RTSH Sport Live

Shqipëri-Gjeorgji, nis shitja e biletave

  • 18/07/2024
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëri-Gjeorgji, nis shitja e biletave
Takimi për Nations League do të luhet më 10 shtator në Arenën Kombëtare

FSHF ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e dytë të UEFA Nations League, Shqipëri – Gjeorgji që do të luhet më 10 shtator në stadiumin Arena Kombëare në Tiranë.

Çmimet për ndeshjen kundër kombëtares surprizë në Euro 2024 variojnë nga 500 lektë në Kategorinë e 4-t, në 1.000 lekë në Kategorinë e 3-të, 2.500 lekë në Kategorinë e dytë dhe 4.000 lekë rinj në Kategorinë e 1-rë. Në sektorin “Premium” biletat për këtë ndeshje do të shiten me 8.000 lekë, ndërsa në sektorin “VIP” biletat do të kushtojnë 20.000 lekë, dhe në sektorin “VIP Premium”, çmimi do të jetë 25.000 lekë.

Çdo biletë është e pajisur me një kod me përdorim unik dhe mund të përdoret për t’u futur në stadium vetëm një herë. Tifozët mund t;i blejnë biletat vetëm online, në linkun e publikuar në faqen e FSHF në internet, ku do të gjejnë edhe udhëzimet përkatëse.