Përfaqësuesja kuqezi, gati për të zbritur në fushën e “Air Albania” për miqësoren me Italinë, që do të startojë në 20:45. Ndërkohë dy trajnerët e skuadrave respektive, Reja dhe Mançini kanë publikuar dhe formacionet me të cilët do të nisin sfidën që nga minuta e parë.
FORMACIONET
SHQIPËRIA(3-5-2): Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Mihaj, Lenjani, Bare, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Trajner: Edi Reja
ITALIA(3-4-3): Meret; Skalvini, Bonuçi, Bastoni; Di Lorenco, Tonali, Verratti, Dimarko; Zaniolo, Raspadori, Grifo.
Trajner: Roberto Mançini