RTSH Sport Live

Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar Kampionatin Evropian U21

  • 09/05/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar Kampionatin Evropian U21

Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë në futboll dhe kërkojnë zyrtarisht që të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian Under 21, finalet e të cilit do të zhvillohen në vitin 2027.

Kërkesa e përbashkët është dorëzuar në UEFA dhe pritet përgjigjja nga qeveria e futbollit evropian.

“Jemi vend kandidat për të organizuar Kampionatin Evropian Under 21. Por duke qenë se nuk mund të plotësojmë kushtet, kemi bërë një kërkesë zyrtare për të organizuar këtë event së bashku me Serbinë”, ka thënë mes të tjerash presidentin i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.