RTSH Sport Live

Shqipëria U-16, fitorja s’është më problem

  • 07/05/2023
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U-16, fitorja s’është më problem
Kuqezinjtë mundin 3-1 Ishujt Faroe dhe janë fitues të Turneut “UEFA Development”

Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç e ka mbyllur me fitore Turneun “UEFA Development”, ndërsa të dielën pasdite, në Shtëpinë e Futbollit, ka mundur 3-1 Ishujt Faroe. Një ndeshje e kontrolluar nga kuqezinjtë e Ervin Bulkut, të cilët kanë kaluar në avantazh në të 31’ me supergolin e Tedi Malajt. Në pjesën e dytë Giçi do të shënonte dy herë brenda gjashtë minutave. Fillimisht në të 59’ dhe më pas në të 66’. Ishujt Faroe ka realizuar golin e nderit me njëmbëdhjetëmetërsh në të 80’, teksa u tregua i saktë Benjaminsen.

Ndërkohë Moldavia ka bërë surprizën më të bukur, sepse ka mundur Azerbajxhanin, 3-2. Kështu Shqipëria në vendin e parë me 9 pikë, me golaverazhin 7-1. Në vendin e dytë Moldavia 6 pikë. Më pas Azerbajxhani 3 pikë dhe Ishujt Faroe 0 pikë.

Shpërndarja e golave në këtë turne ishte e tillë Nuredini, Malaj dhe Giçi 2 gola, ndërsa Halili 1 gol e ky ishte aktiviteti që kthen qetësinë dhe buzëqeshjen për kuqezinjtë e Ervin Bulkut.