RTSH Sport Live

Shqipëria U-16, suksesi s’ka të ndalur

  • 05/05/2023
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U-16, suksesi s’ka të ndalur
Fitorja me Azerbajxhanin rrit atmosferën pozitive në kampin kuqezi

Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç, që drejtohet nga Ervin Bulku, të enjten ka fituar dhe ndeshjen e dytë në Turneun “UEFA Development”, i cili është duke u zhvilluar në Tiranë. Përballë kuqezinjve të vegjël ishte Azerbajxhani, ndërsa vlejti goli i Tedi Malajt në të 37’. Dhe pikërisht protagonisti i kësaj fitorejeve, Tedi Malaj, tregon dhe emocionet e tij

“Jam shumë i lumtur për golin. Këtë gol ia dedikoj trajnerit tim dhe familjes sime që më kanë mbështetur gjithë këtë kohë. Për ekipin jam shumë i lumtur. Jemi si një familje dhe mund të bëjmë gjëra shumë të mira bashkë", thotë Tedi Malaj.

Por ndërkohë shumë e rëndësishme ishte dhe për Oresti Rifën, teksa sipas tij atmosfera në kampin kuqezi është shumë e mirë.

"Jam shumë i lumtur. Kemi grup shumë të mirë. Jemi të gjithë si vëllezër dhe ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Motivojmë njëri-tjetrin dhe luajmë për njëri-tjetrin. Ndaj jemi shumë-shumë mirë", shpjegon Oresti Rifa.

Të dielën në ora 17:00, Shqipëria luan ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Ishujve Faroe, një takim që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar nga “Shtëpia e Futbollit”.