RTSH Sport Live

Shqipëria U-17, miqësore me Bosnje-Hercegovinën

  • 25/01/2023
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U-17, miqësore me Bosnje-Hercegovinën
Më 14 dhe 16 shkurt kuqezinjtë e Ervin Bulkut do të provojnë forcat para Elite Round

Pas miqësoreve me Turqinë, të cilat janë luajtur javën e kaluar, kombëtarja e moshës deri në 17 vjeç e Shqipërisë, që drejtohet nga Ervin Bulku, ka gjetur një tjetër kundërshtar për t’u ndeshur. Bëhet fjalë për Bosnje-Hercegovinën, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen më 14 dhe 16 shkurt.

Në këto miqësore Bulku do të ketë futbollistë të datëlindjes 2006, ndërsa stafi teknik i Kombëtares U-17 është duke bërë përgatitje intensive para turneut zyrtar në Elite Round të Kampionatit Europian. Shqipëria U-17 është shortuar në Grupin 8 së bashku me Francën, Zvicrën dhe Letoninë në fazën Elite Round të Kampionatit Europian 2022-2023, ndërsa ndeshjet e grupit do të luhen në muajin mars 2023 në Shqipëri në datat 22, 25 dhe 28 mars 2023. Në Elite Round marrin pjesë 32 skuadra të ndara në tetë grupe me nga katër ekipe secila.

Në fazën finale të Europianit U-17 do të kualifikohen 15 skuadra, të cilave do t’u bashkohet edhe Hungaria, vendi pritës i kësaj faze që do të zhvillohet në datat 17 maj – 2 qershor 2023.