RTSH Sport Live

Shqipëria U-21, Fetai optimist për të ardhmen

  • 27/03/2024
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U-21, Fetai optimist për të ardhmen
Mesfushori flet për RTSH pas ndeshjes kundër Zvicrës

Pavarësisht humbjes së Shqipërisë së 21-vjecarëve, aspekti që ngroh te kuqezinjtë, është fakti se në skuadër ka elementë që në të ardhmen mund të katapultohen në Kombëtaren e madhe. Feta Fetai është një lojtarët që po monitorohet me kujdes.

Vetëm 18 vjeç, lindur në Shkup, mesfushori zhvilloi një lojë pozitive kundër Zvicrës. Pas ndeshjes për RTSH futbollisti u shpreh: “Mendoj se kemi zhvilluar dy ndeshje të mira. Në të ardhmen sigurisht duhet të bëjmë më shumë pasi duhet që të fitojmë më shumë takime”.

Në tre takimet e fundit të elemeinatoreve të kampionatit europian, të cilat do të luhen në qershor, shtator dhe tetor, Fetai shpreson në maksimumin e pikëve. “Me kalimin e kohës grupi konsolidohet edhe më shumë dhe mbi këtë bazë them se duhet që të pretendojmë për të grumbulluar më shumë pikë”, tha Fetai.