RTSH Sport Live

Shqipëria U16 mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj Hungarisë

  • 12 orë para
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U16 mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen ndaj Hungarisë
Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit Tedesco, kanë mbyllur me sukses përgatitjet për përballjen e parë miqësore

Shqipëria U-16 është gati për miqësoren e parë ndaj Hungarisë. Ekipi Kombëtar U-16, nën drejtimin e trajnerit Andrea Tedesco, ka përmbyllur me sukses përgatitjet për përballjen e parë miqësore ndaj Hungarisë.

Seanca e fundit stërvitore u zhvillua në kompleksin “Tropikal” dhe të gjithë lojtarët ishin në dispozicion.

Sfida e parë mes Shqipërisë U-16 dhe Hungarisë U-16 do të luhet nesër, në orën 14:30, në “Shtëpinë e Futbollit”. Takimi i dytë miqësor mes dy ekipeve do të zhvillohet të enjten, po në “Shtëpinë e Futbollit” në të njëjtën orë.