RTSH Sport Live

Shqipëria U17, humbjet e pandalshme

  • 16/01/2022
  • |
  • Sporte të tjera
Shqipëria U17, humbjet e pandalshme
Vajzat kuqezi munden edhe nga Greqia e Bullgari në kualifikueset e Europianit

Shqipëria e moshës deri në 17 vjeç në volejboll për vajza i ka mbyllur me humbje kualifikueset e saj të Kampionatit Europian, që për gati një javë u zhvillua në Turqi. E njëjta humbje 0-3, ndërsa vajzat e reja të shtunën janë mundur nga Greqia duke i humbur setet 7-25, 7-25 dhe 13-25. Dhe në ditën e fundit, përtej dëshirës, nuk kanë mundur të përballojnë Bullgarinë.

7-25, 10-25 dhe 11-25. E në këtë mënyrë, ndërsa më parë me të njëjtin rezultat i pat mundur Turqia, Serbia dhe Rumania, Europiani u mbyll në vendin e fundit dhe me zero pikë. Por të paktën me shpresën që ky grup të ketë fituar përvojën dhe t’i shërbejë së ardhmes së volejbollit të femrave në vend.